McKee: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, mënyra më e mirë për të ecur drejt frymës evropiane

Zyrtarja e lartë e USAID-it, Erin E. McKee, ka thënë se qëllimi i Amerikës është që t'ua mundësojë të rinjve që të realizojnë shpirtin e tyre ndërmarrës, që të përfshihen dhe ta ndërtojnë të ardhmen evropiane

Ndihmës administratorja e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Erin E. McKee në konferencë për media





Ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është mirënjohëse për mikpritjen që i është bërë nga Kosova duke thënë se kjo është “shenjë e partneritetit të ngushtë që kemi me Kosovën”.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që ta ndihmojë Kosovë, t’i përmirësojë raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë edhe të zërë vendin e vet në mesin e vendeve të tjera, në kuadër të integrimeve evropiane”, ka thënë McKee.

Ajo ka thënë se qëllimi i Amerikës është që t’ua mundësojë të rinjve që të realizojnë shpirtin e tyre ndërmarrës që të përfshihen dhe të ndërtojnë të ardhmen evropiane.

“Prioriteti ynë mbetet që ta ndihmojmë Kosovës, gjatë bisedës me presidenten Osmani, e cekëm se ndërtimi i një të ardhme më të sigurt do të kërkojë një partneritet të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve qeveritare, duke mbështetur nevojat e qytetarëve”, ka thënë ajo.

“USAID-i do të jetë aktiv në ndërtimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillimin e një sektori me ideja novatore”, ka vijuar ajo.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimit me ndihmësadministratoren e USAID-it, Erin E. McKee, ka kërkuar mbështetje për përpjekjet e eliminimit të dhunës mbi baza gjinore, për të cilën, ka marrë përgjigje pozitive.

Ajo ka theksuar se Kosova do të mbetet partner i ngushtë i USAID-it dhe partner kredibil.

Osmani: USAID – forcë shtytëse dhe katalizator i ndryshimeve pozitive në Kosovë





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika