MD-ja insiston se Projektligji për KPK-në është në përputhje me Venecian

Ditë me parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka derguar për vlerësim në Komisionin e Venecias projektligjin më ndryshime të Këshilllit Prokurorial të Kosovës. Derisa organizatat që monitorojnë proceset e drejtësisë thonë se projektligji i ri ka nene në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës nga Ministria e Drejtësisë thonë se i tërë versioni i ri është bërë në përputhje me këtë instiucion ndërkombetarë

Është njëri nga projektligjet më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, por Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, po del të jetë jo adekuat.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pajtuar me kërkesën e BE-së, që për këtë projektligj të kërkohet edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Por megjithatë, ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, bashkëpartiake e Konjufcës, insiston se versioni i ri i projektligjit është në përputhje më rekomandimet e  komisionit në fjalë.

Flamur Pireva nga ministria e Drejtësisë ka thënë se “Sa i përket dërgimit të Projektligjit për KPK-në nga ana e kryetarit Konjufca, kjo çështje mbetet në diskrecionin e Kryetarit të Kuvendit se si kryetari ka vlerësuar, por ne e vlerësojmë që versioni i ri i Projektkigjit për KPK-në është punuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Versioni i ri i Projektligjit tashmë i miratuar në Qeveri, sipas MD-së, gjatë hartimit, është përcjellë me një proces të gjatë të konsultimeve dhe diskutimeve më të gjithë akterët.

Kundër versionit të ri të projektligjit janë edhe organizata joqeveritare.

Lavdim Makshani nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se janë disa pika që bien ndesh më Kushtetuten e vendit.

Lavdim Makshana nga IKD ka thënë se me “Më ndryshimet e reja pritet që Këshilli Prokurorial i Kosovës t’i ketë 19 anëtarë ku anëtarve aktual do të ju shtohen edhe 8 anëtar jo prokuroro dhe ne kemi konsideru që këto ndryshime bien ndesh më kushtetuten e  Kosovës me strategjinë për sundimin e ligjit dhe me vet opinionin e komisionit të Venecias”.

Madje, sipas Makshanës, numri i anëtarve do të shkaktojë problem në vendimarrjen e Këshillit Prokurorial.

Ai ka thënë tutje se “Anëtari i 12-të prej anëtarve jo prokuror do ta formoj kourumin në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kjo do të ndikoj në vendimarrjen e këshillit prokurorial pasi ata do të varen nga shumica e zgjedhur nga Kuvendi e jo nga Prokuroret. Kjo do të paraqet një politizim të Këshillit Prokurorial”.

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, në dy lexime por ai u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Ditë më parë, Qeveria miratoi versionin e dytë të këtij projektligji të cilin tani do ta trajtojë sërish Komisioni i Venecias.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika