MD-ja me risi për “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”

Në fund të këtij muaji do të mbahet kampanja “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore”. Ministria e Drejtësisë e cila tashmë ka nisur përgatitjet për të, ka treguar se çka do të përfshihet në aktivitetet e këtij viti

Kampanja sensibilizuese për “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore” nuk do të mungojë as këtë nëntor.

Nga Ministria e Drejtësisë, kanë treguar të rejat e këtij edicioni, të dytit me radhë.

“Risi do të jetë lansimi i pakos ekonomike qe do të jetë pako e drejtpërdrejët e lansimit te viktimave te dhunes…”, ka deklaruar Nazlie Bala, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë.

Por përveç viktimave, institutcionet do të fusin në agjendë edhe trajtimin e akterëve të dhunës.

“Risi është përgjigja institucionale ndaj krersve të dhunës në familje. Nuk po flasim për dënimet por për programin psikosocial të kryesëve të dhunës në famile që do jetë i pari nga themelimi i instucioneve te vendit”, vijon ajo.

Rrjeti i Grave të Kosovës, gjatë këtyre më shumë se dy javëve, nuk është se do të ketë aktivitete siç bënë rëndom, por dyert e tyre mbesin hapur për viktimat, që nuk janë të pakta që trokasin  në dyert e tyre.

“Ne ofrojmë një shërbim që është mbrojtja ligjore. Ne kemi pa që në dy vitet e fundit kemi pranuar me shumë raste të cilat kane ardh për të kërkuar ndihmë prej nesh qoftë mreferim apo për të drejtat e tyre”, ka deklaruar Adelina Berisha nga RRGK.

Nga RRGK bëjnë thirrje që raste të kësaj natyre të adresohen në organet e vendit.

Gjatë periudhës janar –gusht të këtij viti, janë shënuar 585 raste të raportuara të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës, ndërsa në total 1805 raste të raportuar, me gjithsej 1833 viktima.

1475 prej tyre kanë qenë gra.

Në vitin 2022, ka qenë numri më i lartë i rasteve të raportuara, gjithsej 2764 raste, prej tyre 2289 viktima femra.

Përndryshe, në ditën e parë të kampanjës në vitin e kaluar ishte shënuar një rast i rëndë i vrasjes, ku Sadije Miftari Godeni, ishte viktimë e burrit të saj.

Pak ditë më vonë, kishte ndodhur edhe një rast më i rëndë, ai i vrasjes së shtatzënës Hamide Magashi nga burri i saj, që vrau vetën ditë më vonë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika