MD-ja propozon ndryshime për pagesat e avokatëve të të akuzuarve në Hagë

Ministria e Drejtësisë ka propozuar ndryshimet e Udhëzuesve Administrativ ku parashihet mbrojtja juridike për të akuzuarit në Hagë dhe mbështetjen e familjarëve. Aty janë përcaktuar me shifra shumat me të cilat mund të paguhen avokatët e të akuzuarve. Përderisa nga MD-ja nuk kanë thënë decidivisht se kanë vendosur çmim tavan, avokatë në Kosovë thonë se kjo mund të vështirësojë procesin gjyqësor

Gjykata Speciale

 





Mbi 14 milionë euro është shuma që Ministria e Drejtësisë nga tetori i 2020-s deri në tetor të këtij viti e ka dhënë për avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e të akuzuarve tjerë.

Në këtë shumë, sipas Ministrisë që e udhëheq Albulena Haxhiu, hyjnë edhe shpenzimet për mbështetjen e familjarëve të të akuzuarve.

Kjo shifër që MD-ja e dha brenda dy vitesh duket të ketë alarmuar këtë dikaster me ç’rast janë vënë në veprim për të ndryshuar udhëzimet administrative ku parashihet mbrojtja juridike e të akuzuarve në Hagë.

Me ndryshimet që po synohen të bëhen, tani ka shifra të përcaktuara për mbrojtje, e jo siç ishte paraprakisht.

Udhëzuesi i propozuar i përcakton në bazë të kompleksit të rasteve dhe fazave të procedurave se sa duhet të jenë shuma si dhe në varësi të orëve të punës së avokatëve.

MD- ja ka paraparë që kur rasti është i lehtë, nga buxheti i shtetit për fazën e procedurës paraprake do të ndahen 20 mijë euro, 50 mijë për fazën e gjykimit, 20 mijë për shkallën e dytë dhe 20 mijë për shkallën e tretë.

Ndërkohë, që më të larta janë shumat që Ministria ka paraparë kur kompleksiteti i rasteve është standard dhe i vështirë.

Në këtë rast, shuma maksimale që mund një i akuzuar të përfitojë është në fazën e procedurës paraprake, 95 mijë euro, 110 mijë për fazën e gjykimit, 80 mijë për shkallën e dytë dhe 80 mijë për shkallën e tretë.

Në lidhje me atë se pse janë parë të nevojshme këto ndryshime, a është vendosur çmim tavan për pagesën e mbrojtësve të të akuzuarve dhe cila është shuma buxhetore që qeveria ka ndarë për vitin 2023 sa i përket këtyre shpenzime, Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë përgjigje.

Shkurt kanë thënë se i kanë parë të arsyeshme ndryshimet që kanë propozuar.

“Divizioni në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka mbi 2 vite që punon në bazë të udhëzimeve administrative të cilave i referoheni. Ne e kemi parë më se të arsyeshme si nevojë të kohës dhe si rrjedhojë e punës praktike me të cilën ballafaqohemi në vazhdimësi me avokatët mbrojtës si dhe me familjet e tyre që të bëjmë rishikimin e këtyre udhëzimeve”, ka thwnw Ministria e Drejtësisë.

Por, në Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, figuron shifra që Qeveria e ka paraparë për këtë çështje, e që kap shifrën 7 milionë euro.

Megjithëkëtë një kufizim në shumën për mbrojtjen e të akuzuarve po e konsideron hap të gabuar avokati Skender Musa.

Nga buxheti i Kosovës deri më tani janë paguar mbrojtësit e ish-Presidenti Hashim Thaci, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, ish-deputetit Rexhep Selimi, Salih Mustafës dhe avokatët e Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt dhe Pjetër Shalës.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika