MD: Janë paguar mbi 32 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë – mbi 5 milionë për Thaçin
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nga fillimi i procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë e deri më 24 korrik 2025, janë realizuar pagesa për mbrojtjen juridike të të akuzuarve, në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet paraprake. Sipas njoftimit të Ministrisë, deri më tani janë shpenzuar gjithsej 32,944,287.77 euro, ndërsa vetëm për mbrojtjen […]
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nga fillimi i procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë e deri më 24 korrik 2025, janë realizuar pagesa për mbrojtjen juridike të të akuzuarve, në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet paraprake.
Sipas njoftimit të Ministrisë, deri më tani janë shpenzuar gjithsej 32,944,287.77 euro, ndërsa vetëm për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi janë paguar 5,353,301.02 euro.
“Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike. Nga fillimi i procesit në total janë paguar 32,944,287.77€ (tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e shtatë cent)”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se pagesat janë bërë në mënyrë të rregullt dhe transparente, dhe do të vazhdojnë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
“Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për të garantuar një proces të drejtë dhe të balancuar përmes përkrahjes së vazhdueshme juridike, në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.















