Më 1 korrik intervistohen pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka njoftuar se intervistat për kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit do të mbahen më 1 korrik 2026, në objektin e KPK-së.

Sipas njoftimit, bazuar në nenin 3 (6A) të Rregullores 07/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, procesi do të zhvillohet në sallën e takimeve në katin e gjashtë të KPK-së.

Hartimi i pyetjeve nga Paneli Vlerësues do të nisë në orën 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00.

Sipas orarit të publikuar nga KPK-ja, kandidatët do të intervistohen në këto termine:

  1. Atdhe Dema – ora 11:00
  2. Naim Abazi – ora 13:00
  3. Rafet Halimi – ora 14:15
  4. Shqipdon Fazliu – ora 15:30
  5. Zejnulla Gashi – ora 16:45

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 13:00 do të ketë pauzë.

KPK ka ftuar palët e interesuara që dëshirojnë ta monitorojnë procesin t’u përmbahen rregullave dhe orareve të përcaktuara. Për shkak të hapësirës së kufizuar, të interesuarit duhet të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi ose monitoruesi duke kontaktuar Zyrën për Komunikim Publik në adresën elektronike [email protected], jo më vonë se 26 qershor 2026.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika