Më 1 maj SBAShK-u organizon protestë para Qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar për organizimin e një proteste më 1 maj para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar ngritjen e pagave, nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit dhe zbatimin e normave të mësimdhënies deri në 18 orë

Foto ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Të nderuara anëtare,të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ju informojmë se duke u angazhuar e duke ngritur zërin për kërkesat tuaja legjitime kryetarët e shoqatave sindikale bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut më 1 maj do të jenë në protestë para Qeverisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

SBASHK-u ka paraqitur gjithsej 11 kërkesa, ku ndër to është kërkesa urgjente e ngritjes së vlerës së koeficientit të pagave për se paku 30 për qind.

Mes tjerash, SBASHK-u kërkon nga Qeveria nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës si dhe plotësimi i ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave.

Gjithashtu, sindikata në fjalë kërkon nga Qeveria që norma mësimore javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit dhe të sigurohet buxheti për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika