Më 1 shtator, Parisi ndalon përdorimin e trotinetëve elektrikë

Parisienët më 3 prill kanë votuar për të ndaluar marrjen me qira të skuterëve elektrikë në qytetin e tyre, duke i dhënë një goditje operatorëve të skuterëve dhe një triumf për aktivistët e sigurisë rrugore. Kryeqyteti francez do të fillojë zbatimin e këtij ligji më 1 shtator 2023

Foto Ilustrim,

Kryeqyteti i Francës, Parisi, do të bëhet qyteti i parë evropian që ndalon përdorimin e trotineteve elektrikë në rrugët e tij.

Në referendumin e mbajtur në prill, qytetarët e Parisit e mbështetën ndalimin e këtyre pajisjeve me gati 90 për qind.

Vetëm në një zonë të vogël në qendër të Parisit do të lejohet ngasja e një trotineti elektrik.

Trotinetët elektrikë u ofruan për shkak të ndikimit të tyre në uljen e ndotjes.

Megjithatë, u kritikuan, sepse, sipas autoriteteve franceze, dhjetëra përdorues të këtyre trotinetëve vdiqën vetëm në korrik.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika