Më 13 dhjetor mbahet promovimi i librit “Takimet e mia me…” nga Blendi Fevziu në librarinë “Dukagjini”

Më 13 dhjetor do të mbahet promovimi i librit "Takimet e mia me..." nga Blendi Fevziu në librarinë “Dukagjini”

Më 13 dhjetor 2023, ditën e mërkurë, do të mbahet promovimi i librit “Takimet e mia me…” nga Blendi Fevziu në librarinë “Dukagjini”.

Opinionisti Blendi Fevziu mblodhi intervista nga 39 personalitete të rëndësishme për historinë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi. Në këtë libër flet për ndikimin dhe jetën e tyre personale; një rrëfim se si i ka njohur dhe cila ka qenë jeta e tyre.

Libri sjell një lloj galerie kontekstualiteti historik të vendit, parë nga jeta e personaliteteve që kanë dominuar kohën, që nga Mbretëresha Geraldinë, duke pasuar te Nënë Tereza, Liri Belishova, At Zef Pllumbi, Jusuf Vrioni, Drita Kosturi, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Pjetër Arbnori e shumë politikanë të tjerë. Përzgjedhja e portreteve është bërë nga puna e autorit, i cili i ka mundur t’i njohë ata nga afër dhe t’i intervistojë gjatë karrierës së tij 35-vjeçare.

Me datë 13 dhjetor, Libraria Dukagjini mirëpret lexuesit të bashkangjiten në promovim në ora 18:00.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika