Më 16 shkurt në Kino ‘Armata’ shfaqet filmi dokumentar “Gratë e lirisë”
Në Kino Armata më datë 16 shkurt të vitit 2023 duke nisur nga ora 15:00 do të shfaqet filmi dokumentar i prodhuar në vitin 2018 më titull “Gratë e lirisë”. “Gratë e lirisë” (2018), film dokumentar me regji nga Lum Çitaku, është një dëshmi dhe kronologji e luftës, rezistencës dhe sakrificës së madhe të grave […]
Në Kino Armata më datë 16 shkurt të vitit 2023 duke nisur nga ora 15:00 do të shfaqet filmi dokumentar i prodhuar në vitin 2018 më titull “Gratë e lirisë”.
“Gratë e lirisë” (2018), film dokumentar me regji nga Lum Çitaku, është një dëshmi dhe kronologji e luftës, rezistencës dhe sakrificës së madhe të grave të Kosovës si pjesë kruciale e lëvizjes së shqiptarëve për liri e pavarësi.
Në Dokumentarin “Gratë e lirisë” rrëfehen protagonistet e lëvizjes politike qoftë nga shoqëria civile apo edhe nga skena politike, për aktivitetet dhe organizimin e protestave në mbrojtje të lirisë dhe në kërkim të pavarësisë së Kosovës.

Në film janë përfshirë fragmente nga momentet më kritike të aktivitetit të grave që kulmuan me protesta të mëdha në vitet e luftës së armatosur në Kosovë më 1997- 1998, me fokus në protestën më masive të grave – Marshin për Drenicë me moton “Bukë për gratë dhe fëmijët e Drenicës”.
Ky dokumentar është projekt i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës dhe ishte mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sporti.















