Me 19 vite burgim dënohen sërish dy të miturit për vrasjen e Lulzimit
Vendim të njëjtë për dy të akuzuarit për vrasjen e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu, ka marr Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo gjykatë edhe njëherë ka dënuar njërin të akuzuar me 10 vjet e tjetrin me 9 vite burgim. Të njëjtit u shpallën fajtor për vrasjen e të riut që ndodhi në janar të këtij viti. […]
Vendim të njëjtë për dy të akuzuarit për vrasjen e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu, ka marr Gjykata Themelore në Prishtinë.
Kjo gjykatë edhe njëherë ka dënuar njërin të akuzuar me 10 vjet e tjetrin me 9 vite burgim. Të njëjtit u shpallën fajtor për vrasjen e të riut që ndodhi në janar të këtij viti.
Dënimi prej 9 vitesh për njërin prej të akuzurit, nuk po u pëlqen familjes së viktimës, e që për këtë avokati i tyre Tomë Gashi ka paralajmëruar ankesë.
“Gjykata po ashtu ka vendosur që të i shpall fajtor për vrasje të rëndë e jo sipas pretendimeve të tyre që ka qenë incident momental, cka është vërtetuar me incizime e prova të tjera, që i ka parapri një sulmi të mëhershem dhe ka vendos drejt, sa i përket një të mituri që është caktuar dënimi prej 9 vite, si përfaqësues i palës do paraqesim ankesë”, ka deklaruar Gashi.
Gashi tutje ka thënë se fajtor për vdekjen e 18 vjecarit nga Podujeva është edhe gjykata, meqë njëri nga të akuzuarit kishte 9 vepra penale, por dënimet kishin qenë të buta.
“Ky trup gjykues ka bërë gabime sigurisht se vendimi ka qenë i ligjshëm por jo i drejtë, dhe për këtë këtë të mitur e kemi në burg për 10 vite, dhe Lulin e kem në dhe për shkak të veprimeve tyë tij….Veprimet e Gjykatës të pamatura duke qenë shumë të mëshirshëm në raste kaq të rënda kur kemi te bëjëm me raste të fëmijeve ndikon që të mos vije te përmirësimi i tyre dhe vendos të ia marr jetën dikujt, pastaj duke luajtur rolin e viktimës vet”, ka deklaruar tutje ai.
Për vendimin e gjykatës, nuk kanë dashur të flasin avokatët e të akuzuarve, Skender Musa e Florent Latifaj.
Gjykata në Prishtinë edhe në maj të këtij viti kishtë dënuar me 19 vjet burgim dy të akuzuarit, por Apeli e kishte kthyer në rigjykim, pasi kishte gjetur disa shkelje.
18-vjeçari Fejzullahu vdiq më 20 janar të 2024, gjashtë ditë pas plagëve që mori nga goditja me veturë e më pas me mjete të forta.















