Mbledhje e përbashkët e parlamenteve Shqipëri-Kosovë më 20 Dhjetor

Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë më 20 dhjetor do të mbajnë mbledhje të përbashkët parlamentare.

Mbledhja pritet të mbahet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, gjatë ditës së sotme, do t’ju informojmë për agjendën dhe detajet”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë.

Dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika