Më 28 prill mbahet seanca e re plenare, diskutohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

Të enjten e 28 prillit mbahet seanca e re plenare ku do të diskutohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka deklaruar se seanca plenare e radhës do të mbahet më 28 prill.

Kështu ka thënë ajo pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit të Kosovës, ku ka potencuar se në rend dite është edhe krijimi i Komisionit Hetimor Parlamentar.

“Seanca e radhës do të jetë më 28 prill, seancë e rregullt e kuvendit me pikat e zakonshme të rendit të ditës, pastaj shtesë është votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, shqyrtimi i projktligjit në lexim të dytë për mbrojtjen e sekreteve tregtare, zgjedhjen e një anëtari të bordit të RTK-së nga komunitetet tjera joshumicë”.

Përveç këtyre në rend dite do të jenë edhe “zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, formimi i organit përzgjedhës të pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në organin shqyrtues të prokurimit publik dhe debati parlamentar për punën e qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila

Ajo po ashtu ka mohuar se gjatë mbledhjes së kryesisë kishte përplasje midis deputetëve pozitës dhe opozitës.

“Nuk kishim përplasje, ishin konkludime, ishin debate pa tensione”, ka thënë ajo.

Kur pyetet se cili është qëndrimi i partisë në pushtet, LVV-së, lidhur me krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, Kusari-Lila ka përmendur dy forma me të cilat mund të procedohet tutje me kërkesën e 40 deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare përveç dy grupeve parlamenatre që janë pjesë e pozitës.

“E para është që mund të tërhiqen nënshkrimet e njërit grup parlamentar, në këtë rast i vetmi me nënshkrime më pak është grupi parlamentar i AAK-së, dhe të mirren nënshkrimet e një grupi parlamentar që tashmë vet është nënshkuese e asaj të Listës serbe apo edhe të tërhiqet komplet ajo kërkesë dhe të procedohet i njërit grup parlamentar të opozitës dhe të votohet në atë përmbajtje”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në formacionin aktual se si është dorëzuar me 40 nënshkrime të deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare bllokohet formimi i komisionit hetimor parlamentare, gjë që siç thotë Kusari, kjo ka ndodhur edhe më herët s anuk ishin në pozitë.

“Ka ndodhur edhe më herët, apo edhe në përgjigjet që i ka dhënë kryesia e kuvendit, njëherë kur kryetar i kuvendit ishte Kadri Veseli e njëherë kur ishte Vjosa Osmani, i njëjti intepretim i administratës është prap që në formacionin aktual bllokohet formimi i mëtutjeshëm i punës për arsye se nuk ka grup parlamentar që sipas ligjit mund të udhëheqë me komisionin për shkak se të gjithë deputetët e të gjitha grupeve janë nënshkrues”, shtoi ajo.

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ripërsëritur qëndrimin e AAK-së, se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim derisa të themelohet komisioni hetimor për energjinë.

Tahiri: Nuk marrim pjesë në asnjë votim nëse nuk themelohet komisioni për energji

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika