Më 3 shtator mbahet seanca për rastin ku Faton Klinaku akuzohet për kanosje ndaj Albin Kurtit
Seanca për rastin ku Faton Klinaku akuzohet për kanosje ndaj Albin Kurtit është caktuar të mbahet më 3 shtator. Lajmin e ka bërë publik vetë Klinaku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se shqyrtimi fillestar në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të zhvillohet më 3 shtator 2025, në orën 09:00. Ai shtoi […]
Seanca për rastin ku Faton Klinaku akuzohet për kanosje ndaj Albin Kurtit është caktuar të mbahet më 3 shtator.
Lajmin e ka bërë publik vetë Klinaku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se shqyrtimi fillestar në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të zhvillohet më 3 shtator 2025, në orën 09:00.
Ai shtoi se mbetet të shihet nëse Kurti do t’i përgjigjet ftesës në cilësinë e të dëmtuarit dhe dëshmitarit të prokurorisë.















