Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit “Pse s’ma ka thënë njeri më parë” nga autorja Julie Smith

Libraria Dukagjini fton të gjithë dashamirët e këshillave psikologjike për jetën, në promovimin e librit “Pse askush nuk më tha më parë” të autores Julie Smith. Ky libër ofron zgjidhje që mund të ndryshojnë plotësisht mënyrën tuaj të të menduarit

Posteri i ftesës së librarisë Dukagjini, për promovimin e librit në "Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i autores Dr. Julie Smith.

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s’ma ka thënë njeri më parë”, i autores dhe psikologes Julie Smith.

Për librin do të flasin, përkthyesi nga origjinali Eris Rusi, psikologu Florent Osmani, si dhe drejtoresha ekzekutive e “Hajde folim”, Liridona Osmanaj.

“Pse s’ma ka thënë njeri më parë“ është një libër i mbushur me këshilla praktike se si mund t’u bëjmë ballë ulje-ngritjeve në jetën tonë.

Autorja Smith, duke u përballur me situata të jetës së përditshme, na ofron zgjidhje që mund të ndryshojnë tërësisht mënyrën tonë të të menduarit.

Nëpërmjet librit, Smith bën thirrje për vetëkontroll dhe na mëson se si mund t’i kapërcejmë lehtësisht situatat që na e bëjnë jetën të vështirë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika