Më 7 qershor Qeveria Kurti “shkon në shtëpi”, thotë Haxhiu 

Kandidati për deputet nga radhët e partisë demokratike, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk e kanë pasqyruar vullnetin real të qytetarëve.

Duke folur në Five në TV Dukagjini, Haxhiu deklaroi se procesi zgjedhor ishte shoqëruar me manipulime, vjedhje votash dhe pranim të votave jashtë afatit ligjor.

Sipas tij, pakënaqësia qytetare është e dukshme në terren dhe kjo do të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit.

“E kam thënë edhe paraqitjet e mira pas zgjedhjeve të 28 dhjetori, se ato nuk kanë pasqyruar disponimin e vërtetë të qytetarëve. Zgjedhjet kanë qenë prej caktimit të datës, vjedhjes së votave e manipulimit e hajnisë që ka ndodh me vota, pranimi i votave jashtë afati ligjor nuk e kanë pasqyruar rezultatin real të zgjedhjeve dhe disponimin e qytetarëve.

Jemi çdo ditë në terren, po e shohim. Dhe po e shohim që kjo qeveri me 7 qershor do të shkojë në shtëpi. Dhe krizat e njëpasnjëshme, të cilat i ka prodhuar qytetarët do t’i ndalin me votë me 7 qershor. Dhe kjo është arsyeje pse u është që nuk është më vetëm qeveri në detyrë por qeveri në ikje”, ka thënë Haxhiu.

Të fundit nga rubrika