“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari”, kështu ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas rastit tragjik.

Më tej, ajo ka thënë se i ka kontaktuar familjarët e viktimave dhe u ka shprehur ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre.

Publikohen mbetje të veturës, ku humben jetën dy mërgimtarë në Hungari

“Sapo kontaktova me njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.

Kryediplomatja e Kosovës ka përfunduar duke i ngushëlluar familjen Hoxhaj dhe Rexhepi!.