Më e vështirë të humbim apo të shtojmë peshë? – Flet dietologia Vala Pupovci

Disa nga arsyet për vështirësitë në shtimin e peshës mund të jenë mungesa e aftësisë për të konsumuar sasi të mëdha ushqimi apo harresa në lidhje me rutinat e ushqimit, kështu ka thënë dietologia Vala Pupovci

Foto ilustrim

Dietologia Vala Pupovci për sfidat e humbjes dhe shtimit të peshës, ka theksuar se edhe pse të dyja rastet janë të vështira në mënyrën e tyre, ajo beson se shtimi në peshë është detyrë më e vështirë sesa humbja.

Sipas Pupovcit, disa nga arsyet për vështirësitë në shtimin e peshës mund të jenë mungesa e aftësisë për të konsumuar sasi të mëdha ushqimi apo harresa në lidhje me rutinat e ushqimit.

Ajo gjithashtu për emisionin Reload, ka thënë se ndryshimi gradual i dietës drejt ushqimeve të shëndetshme mund të jetë më i lehtë për shumicën e njerëzve, por kërkon një përkushtim të vazhdueshëm për të arritur sukses.

“Të dyja rastet janë të vështira në mënyrën e vet, por mendoj se me shtu peshë është më vështirë se duhet me ngrënë më shumë sesa që mundesh për të mbërri në një pikë ku dëshiron të mbërrish. Ka arsye të ndryshme pse njerëzit nuk munden të shtojnë peshë, një nga arsyet mundet me qenë se nuk mund ngrënë sasi të mëdha të ushqimit që në atë rast kishim preferu me ngrënë shujta të shpeshta dhe në të vogla, ka njerëz që harrojnë me ngrënë”, ka thënë dietologia Pupovci.

Dietologia Vala Popovci,

Në lidhje me problemet kryesore të shëndetit, Pupovci ka theksuar se shumica e klientëve të saj kërkojnë ndihmë për mbipeshë, por edhe për çështje të tjera shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Ajo ka bërë të ditur se një nga problemet kryesore në ushqim është konsumi i ushqimeve me yndyrë, pije gazoze, alkooli dhe duhanpirja, të cilat mund të shkaktojnë probleme me lukth dhe shëndetin e stomakut.

“Njerëzit më shumë drejtohen te dietologu për mbi peshë kështu që nëse mundem me këqyr përqindjen e klientëve të mijë është për mbipeshë. Mandej vijnë edhe për probleme tjera shëndetësore, shembull në mosha më të shtyra, 45 dhe për mbi. Është moshë që kanë edhe diabet për sëmundje të zemrës që lidhen me mënyrën e të ushqyerjes.  Një problem që shumë shqiptarë e kanë është problemi me lukth. Ushqehemi me ato pjata që kanë më shumë yndyrë, pijet e gazuara, alkooli te disa njerëz, cigarja që ndikojnë në lukth”, ka thënë ajo.

Pupovci ka nxitur njerëzit të ndryshojnë gradualisht mënyrën e të ushqyerit, duke iu përshtatur rregullave të një ushqimi të shëndetshëm dhe duke shmangur listat e hollësishme të ushqimeve.

Ajo ka vlerësuar se çdo ndryshim drejt një diete të shëndetshme kërkon një sakrificë të vogël, por është gjithsesi një hapat që mund të sjellë ndryshime pozitive në shëndetin dhe mirëqenien e individëve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika