Me helmeta e armë të gjata, si ndodhi grabitja në Tophane?

Mëngjesin e së hënës, një këmbimore e kriptovalutave ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur nga persona të maskuar. Pronari ka deklaruar se vlera e dëmit nuk është e vogël ndonëse nuk ka ende një shifër të saktë. Policia, në koordinim me Prokurorinë, janë duke punuar në zbardhjen e rastit

Është vetëm njëra ndër këmbimoret që gjendet në lagjen Tophane, por “ExCoins” mëngjesin e së hënës, u shndrrua në skenë krimi.

Ajo ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur, të kryer nga dy persona.

Shuma, megjithëse gjatë ditës u raportuar të jetë rreth 50 mijë euro, nga pronari i saj nuk është përmendur, por ka thënë se nuk është shumë e vogël.

Pronari i “exCoins”, Valton Isufi ka theksuar se  “Kanë qenë 2 persona me helmeta, të maskuar, të armatosur me armë të gjata, pasi kanë hyrë në lokal, i kanë nxjerrë armët e gjata nga pallto edhe i kanë kërcënuar punëtorët dhe i kanë detyruar t’i bëjnë lëvizjet që ata kanë dashur. Direkt i kanë futur punëtorët në banjo i kanë mbyllur dhe kanë vazhduar. Cka kanë gjetur i kanë marrë”

Me të marrë informatën për rasitn, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, duke nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rastit.

Policia e Kosovës – Prishtinë “Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur  një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e  nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.”

Këtë, po e bënë në koordinim me Prokurorinë Themelore të Pejës.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka theksuar “Ajo çka mund të themi tani është se prokurori kujdestar ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për t’i sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”.

Grabitjet e armatosura muajve të fundit janë shpeshtuar, ndërsa më e rënda ka qenë ajo në Suharekë, që la edhe një pjesëtarë të policisë të plagosur.

Edhe aksioni për kapjen e të dyshuarve në këtë rast, përveç arrestimit të 4 personave dhe vrasjes së një tjetri, rezultoi me plagosjen e një pjesëtari të policisë.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika