“Më ka bërë të ndihem si në shtëpi”: Arbnor Muja tregon bisedën e parë që kishte pasur me Sylvinhon

Anësori i Antwerp, Arbnor Muja, ka treguar në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini rreth bisedës së parë që kishte pasur me përzgjedhësin e Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho

Arbnor Muja ka thënë se biseda me Sylvinhon dhe stafin e tij kishte pasur edhe para grumbullimit të parë me Kombëtaren e Shqipërisë.

Muja theksoi gjithashtu se tekniku brazilian ishte shprehur shumë i kënaqur që do të jetë pjesë e skuadrës.

”Biseda me Sylvinhon dhe stafin e tij kam pasur edhe para grumbullimit, kurse sa i përket bisedës së parë fizikisht është që ai ka shprehur shumë dëshirë të jem pjesë e ekipit kombëtar dhe kur arrita aty, ai më tha se menzi s’presim që ti të bashkohesh dhe komponohesh me ekipin, jemi shumë të gëzuar qe je këtu. Me një fjalë më ka suportuar shumë dhe më ka bërë që të ndihem si në shtëpi. Kjo ishte një hap shumë i madh për mua që të ndihem më mirë me grupin dhe stafin e ekipit kombëtar,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika