“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike, në intervistën ekskluzive për Debat Plus.

Duke folur për familjen, Thaçi ka thënë se qëndrimi i tij në Hagë është sakrificë edhe për bashkëshorten dhe djalin e tij.

“Është sakrificë jo e lehtë edhe për ta. Por kalon edhe kjo. Lumja dhe Endriti, tash e gjashtë vite nuk e kanë humbur asnjë vizitë të planifikuar. E njëjta është edhe me rrethin më të gjerë familjar”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka treguar se më herët e kanë vizituar edhe prindërit, por gjendja shëndetësore e nënës së tij tashmë e ka bërë të pamundur udhëtimin.

“Më herët më vizitonin edhe prindërit. Tani gjendja shëndetësore e nënës është rënduar, i është bërë e pamundur të udhëtojë”, ka thënë ai.

Thaçi është pyetur edhe për momentin kur nuk kishte mundur të ishte i pranishëm në varrimin e babait të tij.

“Sikur nuk ia kisha mbajtur fjalën, sikur e kisha braktisur”, është shprehur Thaçi për atë moment.

I pyetur për të ardhmen e tij politike, ish-presidenti nuk ka dhënë një përgjigje që e lidh me ndonjë subjekt apo funksion konkret.

“Jetën dhe shpirtin tim nuk do ta fus në korniza të ngushta ideologjike, partiake, gjeografike apo administrative”, ka deklaruar ai.

Në fund, Thaçi është pyetur se për çfarë i ka marrë malli më së shumti gjatë qëndrimit në Hagë.

Përgjigjja e tij ka qenë e shkurtër.

“Të jetoj i lirë në botën e lirë.”

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika