Me kitarë e zë të ëmbël, Ardonat Blakçori përformon në Radio Dukagjini
Si zakonisht, në mbrëmjen e sotme në Radio Dukagjini patëm mundësinë të dëgjojmë muzikë live përformuar nga një artist i ri. Emisioni “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin na sjell përformanca të artistëve të rinj e shumë të talentuar. Sonte me kitarën e tij, përformoi artisti i ri, Ardonat Blakçori. Ardonati thotë se me muzikë […]
Si zakonisht, në mbrëmjen e sotme në Radio Dukagjini patëm mundësinë të dëgjojmë muzikë live përformuar nga një artist i ri.
Emisioni “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin na sjell përformanca të artistëve të rinj e shumë të talentuar. Sonte me kitarën e tij, përformoi artisti i ri, Ardonat Blakçori.
Ardonati thotë se me muzikë filloi të mirrej që nga viti 2017, pasi rreth 3-4 vite i kaloi në Shkollën e Kitarës “Mirela” në Podujevë, për të vazhduar pastaj me përformancat e tij.
Mbrëmjet e tij zakonisht janë në qytetin e Podujevës, mirëpo Blakçori deklaroi se tani synim e ka të ketë sa më shumë mbrëmje në kryeqytet.
Deri vonë bën të ditur se ka përformuar si pjesë e një grupi të njohur si “Labeat Band”, mirëpo tanimë ata kanë ndarë rrugët, dhe ky vazhdon përformimin i vetëm në shumicën e rasteve. Pos mbrëmjeve të ndryshme thotë se ka kënduar edhe në dasma familjare, mirëpo ende jo në dasma me aranzhim.
Pos coverave të shumtë që ka, Ardoniti tashmë ka edhe një këngë origjinale të tij, të titulluar “Ti je”, tekstin dhe muzikën e së cilës e ka punuar vet.















