Me kokën lart babë, gjithmonë – djali i Jakup Krasniqit me mesazh një ditë pas vendimit

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi

Një ditë pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altini, ka reaguar përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbjen e tij dhe të familjes pas gjashtë vitesh pritjeje.

“Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu”, ka shkruar Krasniqi, duke cituar fjalët e të atit.

Ai thotë se përtej padrejtësive që i janë bërë babait të tij, Jakup Krasniqi, qëndroi gjithmonë me kokën lart.

“Jeta ka qenë e padrejtë me ty, por ti prapë qëndrove me kokën lart. Gjashtë vjet pritje, gjashtë vjet dhimbje, e asnjëherë nuk ta pamë kokën të ulur”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se aktgjykimi prej 25 vjetësh dënim me burg nuk e ka thyer të atin, por ka ndikuar rëndë te familja e tij dhe te besimi i tyre në drejtësi.

“Pas këtij aktgjykimi, nuk u theve ti. U thye diçka brenda nesh. U thye besimi ynë në drejtësi. Por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë. Ashtu siç na ke mësuar ti. Me dhimbje në zemër, por me kokën lart. Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, shkruan Altini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika