Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës për procesin e zgjedhjes së presidentes, duke akuzuar opozitën për vonesa dhe mungesë serioziteti.

Në një reagim publik, Bahtiri tha se, pas konsultimeve me kryeministrin Albin Kurti, ai ka shkuar në vendin ku Lidhja Demokratike e Kosovës po mbante konferencë për shtyp për t’i kërkuar nënshkrimet, me qëllim që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje për çështjen e presidentes.

Sipas tij, nëse opozita i ka nënshkrimet e nevojshme, ato duhet të dorëzohen menjëherë dhe jo të mbahen pezull.

“E di se jeni duke e përcjellë me vëmendje situaten aktuale në kuvend, prandaj e ndjej obligim moral që t’iu jap sqarim.

Me konsultim paraprak me kryeminstrin Kurti, shkova në vendin ku po mbahej konferenca për shtyp e LDK-së që t’i kërkoj nënshkrimet në mënyrë që sa më shpejt të gjejmë zgjidhjen për çështjen e Presidentes. Nëse përnjemend i kanë ato nënshkrime, le t’i japin, e mos t’i mbajnë “në ajër”, mos të luajnë me popullin e Kosovës. Mjaft është mjaft!

Ne po bëjmë të pamunduren që ta zgjedhim Presidenten sonte, ndërkohë që ata bëjnë teatër, me një letër nënshkrimesh në të cilën figuron data 25 prill e jo 27 prill, dhe në të cilën nuk ka as emër kandidati, as vule, e as protokollim. Ky popull nuk është analfabet. Sheh, din dhe kupton. Ndërsa këtë opozitë, si çdoherë, do ta ndëshkon”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Bahtiri i shkon LDK-së në derë: Erdha me i marrë nënshkrimet