“Me Kurtin nuk pajtohemi, por Kosova është atdheu ynë i përbashkët”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku thënë se nuk mjafton vetëm të komunikohet, por duhet të këtë edhe koordinohemi me aleatët e Kosovës pasi sipas sa “pa aleat e pa miq është e vështirë”

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

 





Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku ka reaguar pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës, ku serbët lokal në katër komunat veriore i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës, ku ka thënë se duhet të unifikohet i gjithë spektri politik në vende për tej kalkulimeve të ngushta elektorale.

“Me Albin Kurtin nuk pajtohemi pothuajse për asgjë. Madje nuk pajtohemi as me menaxhimin e situatës këto ditët e fundit”, ka treguar ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA teksa ka shtuar se “Kosova është atdheu ynë i përbashkët. E Kosova sot po kalon ditët më të rënda që nga shpallja e pavarësisë”.

“Megjithatë, për ne, si parti politke shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale”, ka deklaruar Çitaku, pasi sipas saj ajo nuk e dëshiron dështimin e të parit të Kosovës në raport me Serbinë.

Më tej Çitaku ka thënë se për çështje të brendshme të Kosovës dëshirojnë të kenë debat me Kurtin.

“Por në raport me politikën e jashtme, e posaçërisht në funksion të fuqizimit të Kosovës, ne të gjithë duhet të synojmë konsenzusin. Nuk duhet t’i replikojmë modelet e kaluara të opozitës”.

Ajo ka përfunduar duke thënë se  nuk mjafton vetëm të komunikohet, por duhet të këtë edhe koordinohemi me aleatët e Kosovës pasi sipas sa “pa aleat e pa miq është e vështirë”.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika