Me luftën afër në Ukrainë, gratë përgatiten të luftojnë

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar alarm në Finlandë, e cila ndan një kufi prej 810 miljesh me Rusinë

Lufta
Lufta

Kratë në Finlandë po mësojnë se si të lëvizin në fushën e betejës, kjo po ndodh pas luftës ruse në Ukrainë.

Andaj, qëllimi i grave finlandeze është të mbrojnë vendin në rast të një sulmi ushtarak nga ana e Rusisë pas aplikimit të Finlandës ditë më parë në NATO, që të bëhet anëtare e saj.

Sissi Moberg u nënshkrua pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt. Ajo është një nga 300 femrat finlandeze që janë regjistruar për kursin, i cili është i destinuar për rezervistët.

500 të tjerë janë në listën e pritjes, ata do të mësojnë se si të përdorin një armë, të ngrenë kampin dhe të japin ndihmën e parë.

Gratë në Finlandë
Gratë në Finlandë

Shoqata Kombëtare e Grave për Gatishmërinë Emergjente të Finlandës,  me anë të një deklarate ka thënë se kërkesa për kurset e tyre ka fituar gjithnjë e më shumë popullaritet që nga muaji shkurt.

“Kështu që menjëherë pas fillimit të luftës, telefonat tanë filluan të binin dhe kishte e-mail dhe, në fillim, njerëzit bënin pyetje specifike si ku është streha ime më e afërt për bomba ose çfarë duhet të marr me vete atje dhe si mund të përgatitem dhe më pas kaloi në atë se si mund të marr pjesë në mbrojtjen kombëtare dhe ne jemi përpjekur t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe natyrisht kërkesa për stërvitje u rrit,” ka thënë Sissi Moberg.

Helsinki theu politikën e dekadave muajin e kaluar kur aplikoi për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.

“Ndonjëherë më duket sikur njerëzit në Evropë nuk e kuptojnë fare se Rusia është me të vërtetë aty, fqinji ynë në anën tjetër të kufirit. Për shembull, unë kam një vilë verore 9 milje larg kufirit, por po ndihemi mirë. Finlanda është shumë e përgatitur dhe siç ka treguar kjo, gratë tani janë bërë më aktive dhe vullneti për të mbrojtur vendin tonë është shumë i fortë në Finlandë, gjë që është mirë,” bëri të ditur Sissi Moberg.

Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në NATO

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika