“Më mirë vonë se kurrë”, Konjufca e quan lajm të mirë ngritjen e aktakuzës në rastin Banjska

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

“Më mirë vonë se kurrë”.

Kështu e komentoi kryekuvendari Glauk Konjufca lajmin të cilin e mori teksa ishte ne konferencë për media me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

Lajmi që mori Konjufca ishte se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 peronave për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ndonëse e cilësoi si të vonë, Konjufca theksoi ngritja e aktakuzës përbën lajm të mirë.

“Sa i përket aktakuzës lidhur me sulmin terrorist prapa të cilit qëndronte Serbia, i cili u bë në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

Ky po që është një lajm i mirë dhe një lajm të cilin nuk dua t’i jap kritikat, më pastaj të tjera pse u vonua kaq shumë. Do të thosha fraza më e mirë që i shkon këtij lajmi është ‘më mirë vonë se kurrë’. Dhe kështu ka ndodhur. Me siguri Prokurorisë i është nevojitur për ta kompletuar dosjen sa i përket gjithë atij numri të madh të kriminelëve, të cilët ishin të përfshirë në këtë sulm.

Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, në gjithë fokusin, ju si gazetarë, iu inkurajoj a keni nga institucionet e drejtësisë që ky proces të shkojë ashtu siç duhet. Dhe të gjithë kriminelët, që ishin përgjegjës për sulmin në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku, të marrin dënimin e merituar dhe të dalin para bankave të drejtësisë”, ka thënë Konjufca.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika