Me nga 12 vjet dënim për dy të akuzuarit për shpërthimin në Zhur

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues kundër Iran Badallit dhe Arben Gashit, duke i dënuar me 12 vjet burgim unik për akuzën e shpërthimit në Zhur, si pasojë e të cilit humbi jetën një polic

I akuzuari Iran Badalli gjatë seancës në Gjykatën Themelore në Prizren. Foto RTV Dukagjini.

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues në rastin e Iran Badallit dhe Arben Gashit, dy të akuzuarit janë dënuar me dënim unik prej 12 vjetësh burgim, në lidhje me akuzën për shpërthimin në Zhur.

Nga shpërthimi kishte mbetur i vdekur polici S.Th dhe kishin mbetur të plagosur Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj, Arsim Bytyqi dhe fëmija S.B.

Aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Ajser Skenderi, në një seancë të zhvilluar të martën.

Sipas vendimit të gjykatës, i akuzuari Iran Badalli është dënuar me 11 vjet burgim efektiv për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje është dënuar me 2 vjet burgim efektiv.

Gjykata ka vendosur një dënim unik për të prej 12 vjetësh burgim.

I akuzuari Arben Gashi gjatë seancës në Gjykatën Themelore në Prizren. Foto RTV Dukagjini.

Në të njëjtën mënyrë, Arben Gashi është dënuar me 11 vjet burgim efektiv për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje është dënuar me 2 vjet burgim efektiv.

Gjykata ka shpallur një dënim unik për të prej 12 vjetësh burgim.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të dytë të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur.

Shija e redaktorit

Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve...

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së...

Zyrtarisht sot, më 14 maj 2025, është vendosur gurëthemeli për Dukagjini Resort - destinacioni i ardhshëm luksoz që po ngrihet në zemër të bregdetit...

“Dukagjini” sjell ekspertë botërorë nga “Pearson”-i për trajnimet me mësimdhënësit...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson ELT”, organizon trajnim njëditor për mësimdhënësit e gjuhës angleze mbi temën “The Teacher’s Chapter -...

Të fundit nga rubrika