Më pak pritje te pika kufitare e Dheut të Bardhë

Kohëve të fundit, pika kufitare e Dheut të Bardhë dhe ajo e Merdares ishin pikat me fluksin më të madh të kalimtarëve. Megjithatë, këtë të shtunë, pritja është zvogëluar dukshëm

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë

Pritja për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë dhe në Merdarë po arrin 50 minuta e deri në një orë.

Ndërkaq, për të dalë nga territori i Kosovës nga pika kufitare e Dheut të Bardhë, pritja është po njësoj. Te Merdarja, pritja arrin deri në 25 minuta.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja në pikat kufitare ka rënë e njësoj edhe kolonat.

Në dy pikat kufitare të lartcekura, kolona arrin deri në 500 metra.

Kolonat nuk janë evidente në pikat e tjera kufitare, gjersa pritja në to arrin deri në 5 minuta.

Kohëve të fundit, pika kufitare e Dheut të Bardhë ishte ajo pritjet e së cilës zgjasnin më shumë, shpeshherë deri në 6 orë. E dyta në radhë ishte pika e Merdares. Ndërkaq, kolonat arrinin në 1000 metra.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika