“Me prezentimin brilant dhe kryesimin shembullor të KS-së, Edi Rama lartësoi Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët”
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka vlerësuar udhëheqjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se ky i fundit i ka lartësuar të gjithë shqiptarët me perfomancën e tij si president i KS-së. “Me prezentimin […]
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka vlerësuar udhëheqjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se ky i fundit i ka lartësuar të gjithë shqiptarët me perfomancën e tij si president i KS-së.
“Me prezentimin brilant dhe kryesimin shembullor të Këshillit të Sigurimit, Edi Rama lartësoi Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët!”, kështu ka vlerësuar Çitaku.
“Bravo ❤️Shqipëri❤️, ka përfunduar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Këshilli i Sigurimit që po drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shoqëruar me debate, shkak është bërë prania e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Delegacioni rus ngriti pyetjen se si ishte ftuar presidenti i Ukrainës të fliste në seancën e Këshillit të Sigurimit, ndërsa kryeministri shqiptar u përpoq të tregonte procedurën teknike të thirrjes së presidentit ukrainas.
Ai ka theksuar disa raste të tjera ku krerë të shteteve të tjera kishin marrë fjalën në seanca të hapura të Këshillit të Sigurimit.
“Mora komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja që të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Në këndvështrimin tim do të ishte e preferueshme që kjo çështje të ishte zgjidhur në mënyrë teknike në mënyrë që ne të procedonim me thelbin e diskutimit”, ka deklaruar ai.
Por, tensionet vazhduan më shumë, kur kryeministri Rama sugjeroi një mundësi për të shmangur goditjen e presidentit ukrainas: “Ju ndaloni luftën dhe presidenti nuk do të mbajë fjalën.”
Delegacioni rus ka kundërshtuar qëndrimin e Ramës, duke theksuar se ai po vepronte si kryetar i Këshillit të Sigurimit dhe jo si përfaqësues i Shqipërisë.
Në përfundim, kryeministri Rama ka deklaruar “Sapo ju përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministër shqiptar dhe pasi filluat të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë çfarë është procedura këtu. Nëse nuk doni të përgjigjem si kryeministër shqiptar mos më provokoni”.















