Me propozim të KGJK-së, Osmani dekreton 31 gjyqtarë me mandat fillestar
Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar. Në njoftim thuhet se në ceremoninë e betimit para presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Kosovës. “Do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi […]
Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar.
Në njoftim thuhet se në ceremoninë e betimit para presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Kosovës.
“Do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre.”
Po ashtu, Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.















