Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran nga ana e Fuqive të Mëdha dhe nga shtete të tjera, ishte një akt me rëndësi jetike për popullin dhe kombin shqiptar. Kjo ngjarje shënoi një linjë demarkacioni në historinë shqiptare





Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443.

Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e Krujës, duke e çliruar atë nga pushtimi osman.

Duke qëndruar i palëkundur ndaj forcave osmane, më 3 nëntor, Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve.

Skënderbeu u bë një qëndrestar i vërtetë, që e mbajti larg Evropës pushtuesin Osman, deri në ditën kur vdiq, më 17 janar 1468.

Gjergj Kastrioti Skënderbe

“Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj edhe me një çlirimtar tjetër, se Arbërisë nuk i mungojnë burrat. Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj. Armët nuk ua ngjesha unë, por iu gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushtat”, ishin fjalët e Skënderbeut.

Do të duhet të kalonin 469 vjet, për ta riparë Shqipërinë sërish larg zgjedhës osmane – të lirë.

Nëntori i dytë

Ndonëse i dyti me radhë, nëntori më i rëndësishëm për shqiptarët mbetet ai i vitit 1912.

Ismail Qemaili, teksa nisi rrugëtimin e tij nën gjurmët e historisë, drejt Vlorës, ngriti flamurin me shqiponjën dykrenare duke e shpallur Shqipërinë të pavarur.

I qëndisur nga Marigona, flamuri kuq e zi, simboli i lirisë, pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës, valvitej i lirë në ballkonin e shtëpisë së Ismail Qemailit.

Me pushkë dhe me penë, Shqipëria ishte e pavarur dhe historia moderne e saj, do të merrte jetë.

Ismail Qemaili në Vlorë, 28 nëntor

28 Nëntori i Jasharit

Përtej festës kombëtare të pavarësisë, ka edhe një mori ngjarjesh të tjera, të cilat përkujtohen në ditën e flamurit.

Në këtë datë të vitit 1955, në Prekaz të Skënderajt, ka lindur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Në vitin 1991, Jashari mori pjesë në disa sulme kundër xhandarmërisë serbe.

Më pas, ai erdhi në Shqipëri për të marrë trajnim ushtarak.

Ishte viti 1993, kur Jashari u rikthye në Kosovë, nga ku edhe vijoi sulmet kundër Serbisë.

Më 28 Nëntor 1997, UÇK-ja u paraqit për herë të parë në skenë si entitet, për lirinë e Kosovës.

UÇK-ja del për herë të parë publikisht, 28 Nëntor 1997

Në vitin 1998, Policia serbe ndërmori një sulm kundrejt shtëpisë së Jasharit.

Për lirinë e kombit, ai dha jetën. Dhe, jo vetëm jetën e tij.

Në një betejë të vërtetë dhe unikat në historinë e luftërave, 59 familjarë të Jasharëve mbetën të vdekur.

Mes të vrarëve ishte edhe Adem Jashari, i cili u kthye në simbol frymëzimi dhe rezistence për shqiptarët.

Heroi legjendar Adem Jashari

Vetë populli i Kosovës, e përkujton datën jo vetëm për ngritjen e flamurit në Shqipëri.

Më 28 Nëntor 1997, UÇK-ja është paraqitur për herë të parë në skenë si entitet, për lirinë e Kosovës.

Kjo datë, e ka shoqëruar Shqipërinë në çdo etapë të historisë së saj. Mbi të njëjtën, kultura dhe tradita e një kombi, shëmbëllejnë domethënien e tyre. Domethënien e historisë së vjetër të një shqiponje me një trup të vetëm, por me dy kokë. Domethënien e historisë së vjetër shqiptare.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika