Me rastin e njëvjetorit, Prishtina Mall organizon lojën e madhe shpërblyese për të fituar 10,000€
Prishtina Mall, qendra tregtare më e madhe në rajon, ka organizuar një lojë shpërblyese të jashtëzakonshme për të festuar njëvjetorin e saj. Kjo është mundësia juaj për të fituar një shpërblim prej 10,000 EURO! Për të qenë pjesë e kësaj loje ju duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë: Për çdo blerje që kryeni në […]
Prishtina Mall, qendra tregtare më e madhe në rajon, ka organizuar një lojë shpërblyese të jashtëzakonshme për të festuar njëvjetorin e saj. Kjo është mundësia juaj për të fituar një shpërblim prej 10,000 EURO!
Për të qenë pjesë e kësaj loje ju duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë:
- Për çdo blerje që kryeni në Prishtina Mall me një vlerë mbi 25 EURO, ju do të keni mundësinë të merrni pjesë në lojë.
- Pas blerjes, dorëzoni faturën tuaj te shtandi që gjendet te Hyrja Lindore të Prishtina Mall. Këtu do të merrni një kupon në këmbim.
- Kuponin që merrni duhet të plotësohet me të dhënat tuaja dhe të vendoset në kutinë e lojës.
Është e rëndësishme të ruani faturën fiskale deri në ditën e tërheqjes së shpërblimit.
Fituesi do të zgjidhet më 5 Prill 2024.















