“Me sherr apo pa sherr” – Afrona Dika thyen heshtjen, tregon si përfundoi lidhja me Bleron

Afrora Dika në RTV Dukagjini ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë rreth ndarjes me Bleron

Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Vitin e kaluar këngëtari nga Kosova, Blero Muharremi dhe Afrona Dika i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare.

Çifti i cili u martua në vitin 2017 në një ceremoni madhështore në Shqipëri, vendosi të ndahej nga njëri-tjetri.

Në vitin 2022 ata ishin ndër emrat më të komentuar, për faktin se u ndanë pas disa vitesh dhe ndërkohë kjo ishte martesa e dytë e dështuar për këngëtarin Blero.

Afrona Dika e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë se në çfarë mënyre ka përfunduar lidhja mes tyre.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vërën që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, ka rrëfyer ajo.

Ndërkohë e pyetur nëse martesa e tyre është kryer me sherr apo në mënyrë të qytetëruar ajo është përgjigjur: “Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta mundem me thënë se ka përfunduar me sherr”.

Por, ajo ka thënë se tani është  shumë e lumtur dhe se është duke e ndier vetën shumë mirë. Pasi Dika tashmë ka një të dashur dhe ka treguar që bashkëjeton me të, e po ashtu ajo për RTV Dukagjinin ka treguar se ai është gjysmë zviceran dhe gjysmë anglez.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë, ku ka rrëfyer më me detaje edhe jetën e saj profesionale por edhe private.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika