Më shumë se 100 të vdekur dhe 150 të plagosur në një dasmë në Irak nga zjarri
Mbi 100 njerëz u vranë dhe 150 u plagosën në një zjarr në një festë martese në distriktin Hamdania të provincës Nineveh të Irakut, njoftuan mediat shtetërore irakiane herët të mërkurën, njoftoi Reuters. Burimet lokale bëjnë me dije se numri i viktimave mund të jetë më i lartë. Sipas mbrojtjes civile lokale, zjarri përfshiu sallën […]
Mbi 100 njerëz u vranë dhe 150 u plagosën në një zjarr në një festë martese në distriktin Hamdania të provincës Nineveh të Irakut, njoftuan mediat shtetërore irakiane herët të mërkurën, njoftoi Reuters.
Burimet lokale bëjnë me dije se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.
Sipas mbrojtjes civile lokale, zjarri përfshiu sallën e madhe ku u mbajt dasma dhe pasi gjatë festës u ndezën fishekzjarrë.
Videoja nga vendi i ngjarjes nga një korrespondent i Reuters tregon zjarrfikësit duke u ngjitur mbi ndërtesën e djegur në kërkim të të mbijetuarve.
Informacioni i parë tregon se ndërtesa ishte bërë nga materiale ndërtimi shumë të ndezshme, të cilat kontribuuan në shembjen e saj të shpejtë, njoftuan media shtetërore irakiane.
Sipas deklaratave zyrtare, autoritetet federale irakiane dhe autoritetet në rajonin gjysmautonom të Kurdistanit të Irakut dërguan ambulanca dhe ekipe mjekësore në vendin e tragjedisë.















