Më shumë se 360 mjekë të papunë, Vitia premton zgjidhje

Afro 365 mjekë në Kosovë janë regjistruar në Odën e Mjekëve si të papunë, e të cilët po presin zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Arben Vitia u shpreh se brenda pak ditësh, konkursi për specializim do të zgjidhet sipas udhëzimit administrativ

Ilustrim

Më shumë se 360 mjekë janë regjistruar në Odën e Mjekëve si të papunë në Kosovë, ndërsa një pjesë e tyre po presin nga Ministria e Shëndetësisë konkursin për specializime.

Nga Oda e Mjekëve kanë thënë se ka grupacione në MSh, e të cilat qëllimshëm nuk po i hapin konkurset. Ndërsa ministri i Shëndetësisë ka premtuar zgjidhje brenda pak ditësh.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë se apeli i institucioneve që mjekët të kthehen në Kosovë ishte i panevojshëm, pasi shumë prej tyre janë të papunë.

Ndërsa, ka kërkuar që një pjesë e tyre të angazhohen nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

“Si e tillë nuk e di apelin që e ka bërë, por është bërë një apel nga Ministria e Shëndetësisë që kolegët tanë që janë të punësuar jashtë apo që kanë një provojë që të kthehen të kontribuojnë, të punësohen në institucionet tona publike. Për ato flitet gjithmonë për mjekë specialistë, këta të cilët janë të papunë, me përjashtim të 10-12 të cilët janë specialistë të lëmive të cilat vërtet janë lëmi të ngopura në punësim, të tjerët janë mjekë të përgjithshëm që në të vërtetë do të duhej që të punësoheshin në shtëpi të shëndetit, por ne për zvogëlimin e numrit të këtyre dhe mbajtjen e diturive në vazhdimësi të mjekëve të rinj, ne kemi propozuar që të fillohet me sistemin që e ka gjithë Evropa, që të punësohen edhe mjekë në klinikë dhe reparte të ndryshme në nivel sekondar dhe terciar”, ka thënë ai.

Ai ka pasur kritika edhe sa i përket qasjes së Ministrisë së Shëndetësisë ndaj Odave. Sipas tij, shumë herë po marrin “goditje të vogla” sa i përket specializimeve.

“Interesat personale brenda Ministrisë së Shëndetësisë me vite të tëra tash të grupacioneve të ndryshme, kanë bërë që të bëhet luftë e madhe kundër Odave edhe shpesh me goditje të ulëta sa i përket specializimeve. Ne këtë udhëzim administrativ që ende është në fuqi e kemi kontestuar dhe kemi kërkuar një opinion ligjor nga Zyra Ligjore e Kryeministrisë, e cila ka thënë që ky udhëzim është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe ish-ministrat kanë vazhduar më të sepse kanë qenë interesat më shumë personale sesa për të bërë kuadro të reja. Është bërë ai kaosi i madh me specializant, një pjesë e tyre kanë shkuar, vitin e kaluar nga 211 mjekë të ri të cilët janë larguar, 27 për qind e tyre kanë qenë specializantë, do të thotë se 40 prej tyre vetëm se kanë ecur për shkak të kushteve të cilat nuk u janë ofruar, kushtet të cilat janë të papranueshme për një gjeneratë të re që është shumë ma kërkuese se gjeneratat tona”, është shprehur Sejdiu.

Zgjidhjen e këtij problemi e ka premtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai ka thënë se brenda pak ditësh, konkursi për specializim do të zgjidhet sipas udhëzimit administrativ.

“Është udhëzimi administrativ për shkollim specialistik, i cili unë kam kërkuar nga grupi punues që ta katalizojë. Natyrisht ky udhëzim duhet të ketë të gjitha vërejtjet të cilat kanë ekzistuar më herët për hapjen e specializimeve. Besoj që shumë shpejt në mos për dhjetë ditë ose dy javë ky udhëzim administrativ do të jetë në tavolinën time dhe posa të nënshkruhet udhëzimi administrativ ku do të adresohen të gjitha ato vërejtjet e problemet e identifikuara më herët që të mos na përsëriten prapë, menjëherë do të hapet edhe konkursi për specializim”, ka deklaruar Vitia.EO

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika