Më shumë se 50 persona vdesin në Kabul si pasojë e një shpërthimi në një xhami

Sulmi erdhi derisa besimtarët në xhaminë sunite u mblodhën pas lutjeve të së premtes për një ritual të njohur si Zikr - një akt i përkujtimit fetar i praktikuar nga disa myslimanë, por që shihet si heretik nga disa grupe sunite të linjës së ashpër

Kabul

Lideri i Kabulit ka thënë se një shpërthim i fuqishëm i ka vrarë më shumë se 50 besimtarë pas lutjeve të së premtes në një xhami të Kabulit. Ky është sulmi i fundit nga një seri sulmesh që kishin objektiv civilët në Afganistan gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shpërthimi goditi xhaminë Khalifa Sahib në perëndim të kryeqytetit në orët e para të pasdites, tha Besmullah Habib, zëvendëszëdhënës i ministrisë së brendshme, i cili ka shtuar se numri zyrtar i konfirmuar i të vdekurve ishte 10.

Sulmi erdhi derisa besimtarët në xhaminë sunite u mblodhën pas lutjeve të së premtes për një ritual të njohur si Zikr – një akt i përkujtimit fetar i praktikuar nga disa myslimanë, por që shihet si heretik nga disa grupe sunite të linjës së ashpër.

Kreu i xhamisë, Sayed Fazil Agha, ka thënë se dikush që ata besonin se ishte një kamikaz u bashkua me ta në ceremoni dhe pastaj i shpërtheu eksplozivët.

“Tymi i zi u ngrit dhe u përhap kudo, kufoma kishte kudo,” ka thënë ai për Reuters, duke shtuar se nipat e tij ishin mes të vdekurve. “Unë vetë mbijetova, por humba të dashurit e mi”

Banori Mohammad Sabir ka thënë se kishte parë njerëz të plagosur duke u ngarkuar në ambulanca.

“Shpërthimi ishte shumë i fortë, mendova se m’u plasën daullet e veshit”, ka thënë ai.

Një burim shëndetësor ka thënë se spitalet kishin marrë 66 trupa të vdekur dhe 78 të plagosur deri më tani.

Misioni i Shteteve të Bashkuara dhe i Kombeve të Bashkuara në Afganistan e ka dënuar sulmin, duke thënë se sulmi ishte pasojë e një rritjeje të dhunës në javët e fundit që synonte pakicat, dhe ka shtuar se të paktën dy anëtarë të stafit të OKB-së dhe familjet e tyre ishin në xhaminë në kohën kur ka ndodhur sulmi.

Asnjë fjalë nuk është mjaft e fortë për të dënuar këtë akt të neveritshëm,” ka thënë Mette Knudsen, zëvendëspërfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Afganistanin.

Spitali i urgjencës në qendër të Kabulit ka thënë se po trajtonte 21 pacientë dhe dy prej tyre ishin të vdekur kur arritën. Një punonjës në një spital tjetër që trajtonte pacientët e sulmit ka thënë se kishte marrë 49 pacientë dhe rreth pesë trupa. Dhjetë nga pacientët ishin në gjendje kritike, shtoi një burim, dhe pothuajse 20 ishin pranuar në njësinë e djegieve.

Një zëdhënës i talebanëve në pushtet, Zabihullah Mujahid, ka lëshuar një deklaratë duke dënuar shpërthimin dhe duke thënë se autorët do të gjenden dhe do të ndëshkohen.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte përgjegjës.

Dhjetëra civilë afganë janë vrarë në javët e fundit nga shpërthimet, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga Shteti Islamik.

Spitali i Emergjencës ka thënë se kishin trajtuar më shumë se 100 pacientë të plagosur në sulmet në Kabul vetëm në prill. Sulmi i fundit erdhi të premten e fundit në muajin e Ramazanit, në të cilin shumica e myslimanëve agjërojnë, dhe para festës fetare të Bajramit javën e ardhshme.

 

Talibanët thonë se kanë siguruar vendin që nga marrja e pushtetit në gusht dhe kanë eliminuar në masë të madhe degën lokale të Shtetit Islamik, por zyrtarët dhe analistët ndërkombëtarë thonë se rreziku i një ringjalljeje të militantizmit mbetet.

Shumë nga sulmet kanë shënjestruar pakicën shiite, por edhe xhamitë sunite janë sulmuar.

Bombat kanë shpërthyer në dy furgona pasagjerësh që transportonin myslimanë shiitë në qytetin verior të Mazar-e-Sharif të enjten, duke vrarë të paktën nëntë persona. Të premten e kaluar, një shpërthim i ngjashëm kishte ndodhur në një xhami sunite gjatë lutjeve të së premtes në qytetin e Kunduz, duke vrarë 33 persona.

Shija e redaktorit

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Të fundit nga rubrika