Më shumë se një orë pritje në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Dheun e Bardhë dhe Merdarë

Kolonat e gjata

Të hënën e 22 gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Dheun e Bardhë dhe Merdarë.

Në dalje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 80-100 minuta, kurse kolona e automjeteve raportohet të jetë 1000-1200 metra.

Ndërkaq, në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë nga 50-60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 130-150 metra.

Edhe në Jarinjë, pritjet në dalje raportohen të jenë 40-60 minuta ndërsa kolona e automjeteve është 80-100 metra.

Sa i përket pikave tjera kufitare, pritjet nuk janë të gjata, po ashtu nuk raportohet të ketë kolona të gjata të automjeteve.

Njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme(MPB)

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika