Më shumë vepra penale sesa kundërvajtje gjatë vitit 2023

Numri i veprave penale është më i lartë se ai i kundërvajtjeve në Kosovë. Policia e Kosovës ka raportuar 46 mijë e 50 raste të raportuar, 26 mijë e 384 prej tyre janë vepra penale. Ndërsa, ka një rritje modeste prej 1,97% në raportimin e rasteve krahasuar me vitin 2022, por ulje të veprave penale me 3,79%.

Ilustrim

Shifrat e fundit të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2023, tregojnë për një numër më të lartë të veprave penale në krahasim me kundërvajtjet, duke nxjerrë në pah sfidat e sigurisë në vend.

Në raportin e fundit të policisë është parë një trend i rëndësishëm në kriminalitetin e vendit. Sipas të dhënave të mbledhura, gjatë kësaj periudhe janë shënuar, gjithsej, 46 mijë e 50 raste, prej të cilave 26 mijë 384 janë kategorizuar si vepra penale.

Ky numër shënon një përqindje të konsiderueshme në krahasim me 19 mijë e 666 rastet e kundërvajtjeve dhe rasteve të tjera, duke treguar se veprat penale peshojnë më rëndë në panoramën e sigurisë së brendshme të Kosovës.

Në krahasim me të dhënat e periudhës së njëjtë të vitit 2022, observohet një rritje modeste prej 1,97% në raportimin e rasteve në total. Megjithatë, një faktor inkurajues është ulja e veprave penale me 3,79%. Kjo rënie sugjeron se përpjekjet e shtuara të institucioneve përgjegjëse për luftën kundër kriminalitetit janë duke dhënë frytet e tyre, pavarësisht sfidave që paraqet numri ende i lartë i veprave penale.

Të dhëna të policisë në konferencë për media/ Prishtinë, Dhjetor 2023

Analiza e shifrave të kundërvajtjeve zbulon një realitet të ndryshëm. Edhe pse këto raste nuk janë aq të rënda sa veprat penale, ato prapëseprapë janë tregues të sjelljeve që cenojnë rregullat dhe normat sociale, duke u shfaqur si një sfidë për organet e rendit në menaxhimin e qëndrueshëm të sigurisë publike.

Policia e Kosovës vazhdon të theksojë nevojën për një angazhim të fortë komunitar dhe bashkëpunim ndërinstitucional për t’i adresuar këto çështje. Strategjitë e implementuara përfshijnë fushata të ndërgjegjësimit, trajnime për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe përdorimin e teknologjive të reja për parandalimin dhe hetimin e krimeve.

Tejkalimi i numrit të veprave penale ndaj kundërvajtjeve shërben si një kujtesë për sfidat me të cilat përballet Kosova në fushën e sigurisë dhe të rendit. Përmirësimi i vërejtur në luftimin e kriminalitetit është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të sigurisë së qytetarëve, por tregon, gjithashtu, për nevojën e një angazhimi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm për t’i ruajtur dhe për t’i avancuar këto fitore në të ardhmen.

Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, prezantoi raportin me statistikat për veprat penale.

Të dhëna të policisë në konferencë për media/ Prishtinë, Dhjetor 2023

“Kemi pas raportuar 46 mijë e 50 raste, prej 26 mijë e 384 vepra penale. Është rritur numri i raportimit të rasteve. Ka prej 15% të lëndimeve trupore, nga 20 janë rritur vrasjet në 28. Veprat penale të narkotikëve nga 69 në 85”, thuhet në raportin e shpalosur nga Hoxha.

Sipas raportit, rastet e dhunës në familje janë në rritje.

“Kemi menaxhuar 629 protesta dhe aktivitete të tjera, shumica e tyre në pjesën tjetër të vendit. 4,831 persona janë ndaluar, mbi 13 mijë të arrestuar, janë konfiskuar 1,286 armë zjarri, në Banjskë janë konfiskuar 80 copë municione dhe 107 armë zjarri”, thuhet tutje në raport.

Të dhëna të policisë në konferencë për media/ Prishtinë, Dhjetor 2023

Ndërsa, nga 18 raste të terrorizmit, shumica janë në veri të vendit.

“Janë kriminale 23 grupe. Janë konfiskuar mbi 519 mijë euro para, mbi 593 kg marihuanë, mbi 21 mijë bimë kanabisi janë shkatërruar dhe mbi 5kg kokainë, mbi 1 kg ekstazi dhe mbi 2 kg heroinë ”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika