Me sukses të jashtëzakonshëm, mbyllet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Pavijoni i Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie të Italisë, me instalacionin “Monumentaliteti i Përditshmërisë” të artistit kosovar, Jakup Ferri, është mbyllur të premten. Deinstalimi i pavijonit të Kosovës nga Binealja e Venecias u bë me një sukses të jashtëzakonshëm, kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Pavijonit të Republikës së Kosovës. […]
Pavijoni i Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie të Italisë, me instalacionin “Monumentaliteti i Përditshmërisë” të artistit kosovar, Jakup Ferri, është mbyllur të premten.
Deinstalimi i pavijonit të Kosovës nga Binealja e Venecias u bë me një sukses të jashtëzakonshëm, kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Pavijonit të Republikës së Kosovës.
Shteti i Kosovës këtë vit u prezantua për herë të pestë në ngjarjen më të madhe në botë të artit bashkëkohor.

Gjatë hapjes, është thënë se pjesëmarrja në Bienale është dëshmi e potencialit që ka Kosova.
Ekspozita e artistit Ferri ka prezantuar piktura, qëndisje dhe qilima.
Pamje nga procesi i deinstalimit të pavijonitFerri në ekspozitën e tij ka paraqitur të përditshmen me llojllojshmëri ngjyrash, të cilat japin motivim jete, pasi pikturat e tapiceritë ishin me ngjyra vibrante.
Pavijoni i Republikës së Kosovës në Bienalen e 59-të të Venedikut me aritistin Ferri, u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në edicionin e këtij viti, të 59-in me radhë, Kosova mori pjesë për herë të pestë në Ekspozitën e Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia.
Rekordi për La Biennale di Venezia, me mbi 800 mijë bileta të shitura, është ekspozita më e vizituar në historinë e saj 127-vjeçare.















