Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se me të hyrë në Kosovë nga Gjermania është rrahur nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, më datë 7 gusht në pikën kufitare në Merdar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke i marrë dokumentet personale.

“PKK. Merdar, 13:37, më datë 24.08.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ishin në Gjermani, pasi kanë hyrë në Kosovë, i njëjti duke ushtruar dhunë fizike i ka marrë dokumentet personale të viktimës”, thuhet në raport.

Për këtë rast, ende nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.