Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi i cili kanosi gazetarin Ermal Panduri.
Në njoftim thuhet se “si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social.”
Ky rast është iniciuar më 22 korrik të vitit 2024.
Sipas komunikatës, i dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Kjo për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.