Mediat austriake: Shoferi i autobusit i tha policisë se e kishte parakaluar një kamion
Mediat austriake kanë raportuar se tashmë dihen shkaktarët e aksidentit të autobusit nga Kosova që u aksidentua në Austri. Sipas tyre, shoferi i autobusit u ka thënë autoriteteve austriake se aksidenti ka ndodhur gjatë një parakalimi që i kishte bërë një kamioni. “Tashmë është i qartë shkaku i aksidentit. Shoferi i autobusit i tha policisë […]
Mediat austriake kanë raportuar se tashmë dihen shkaktarët e aksidentit të autobusit nga Kosova që u aksidentua në Austri.
Sipas tyre, shoferi i autobusit u ka thënë autoriteteve austriake se aksidenti ka ndodhur gjatë një parakalimi që i kishte bërë një kamioni.
“Tashmë është i qartë shkaku i aksidentit. Shoferi i autobusit i tha policisë se kishte parakaluar një kamion. Më pas ai u befasua nga kantieri. Ai nuk mund ta shmangte më. Nuk dihet ende nëse shoferi i ka respektuar oraret e drejtimit dhe pushimit. Autostrada ka qenë e mbyllur për një kohë të gjatë në zonën e aksidentit”, raportohet nga mediumi salzburg.orf.
Sipas Kryqit të Kuq, pesë pasagjerë të autobusit janë ende në trajtim spitalor.
Komandanti i shpëtimit të qarkut të Flachgau, Hermann Gerstgraser ka thënë se midis tyre janë tre të plagosur rëndë.

“Tre të plagosurit rëndë u trajtuan nga ekipe mjekësh të urgjencës. Dy prej tyre u dërguan në spitalin e aksidenteve (UKH) në Salzburg, nën kujdesin e mjekëve të urgjencës dhe i treti në spitalin shtetëror”, ka thënë ai.
Një autobus që po udhëtonte nga Kosova në Gjermani ka pësuar një aksident në shtetin e Austrisë, ku si pasojë janë lënduar 20 persona të cilët ishin brenda në autobus.
Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Pas raportimeve për aksidentin rrugor në Austri, ku si pasojë ishin lënduar mbi 20 persona, Ambasadori i Kosovës në Austri ka dalë në vendin ku ka ndodhur aksidenti për t’u informuar nga të dhënat e terrenit.















