Mehaj: Aromë Beteje është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamje nga stërvitja e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke i quajtur “ujqërit e rinj”

Foto nga stërvitja e kadetëve të FSK-së





Teksa ka publikuar pamje nga stërvitja e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar se udhëheqësit e së ardhmes, të cilët i quan “ujqërit e rinj”, janë të fortë dhe në gjendje të mirë fizike e psikike.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se kadetët u janë nënshtruar testeve të përgatitjes fizike derisa të dielën e dy tetorit kanë praktikuar ecjen me pesha të rënda.

“’Aromë Beteje’ është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellë nga 2 km vrapim. Kadetëve iu tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndrueshmëria, forca dhe kondicioni fizik”, ka shkruar Mehaj.

Sipas tij, ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen.

Ndryshe, në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-së, ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj, ka thënë se FSK po e rrit profesionalizimin.

 

Foto nga stërvitja e kadetëve të FSK-së

 

Teksa ka falënderuar anëtarët e të gjitha vendeve për përkrahjen e FSK-së, Mehaj një falënderim të veçantë ia atribuoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e FSK-së dhe procesin e anëtarësimit në NATO.

“Ne po rrisim profesionalizmin, kapacitetet tona, na keni premtuar dhe keni aprovuar pakon legjislative në veçanti me konstituimin dhe harmonizimin e këtyre kërkesave në procesin drejt NATO-s”, ka thënë Mehaj.

“Do t’ju falënderoja për bashkëpunimin me partnerët tanë për paqen, stabilitetin dhe paqen ne rajon. Siç e dini, Kosova është një vend i vogël, por me zemër dhe me vlera të larta. Të nderuar me këtë rast falënderoj ShBA-në dhe aleatët, faleminderit për forcimin e FSK-së”, shtoi ai.

Mehaj ka potencuar se Kosova është një vend i vogël, por me zemër e vlera të mëdha.

Në anën tjetër, shefi i shtabit të KFOR-it, John Boziceviq, ka thënë se ndonëse KFOR-i ka ndihmuar personelin mjekësor të FSK-së në të kaluarën, edhe në të ardhmen do të gjejnë alternativa të tjera të bashkëpunimit për paqe dhe prosperitet.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika