Mehaj: Bashkëpunimi bilateral me Francën, i rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot me delegacionin e tij. Ministri Mehaj ka njoftuar se me ambasadorin Guérot kanë diskutuar rreth nivelit të bashkëpunimit bilateral

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot me delegacionin e tij.

Ministri Mehaj ka thënë se me ambasadorin Guérot kanë diskutuar rreth nivelit të bashkëpunimit bilateral.

“Me fokus për mbështetjen më të madhe nga Franca si vend i rëndësishëm i NATO-s në proceset zhvillimore të FSK-së si dhe ato integruese në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, dhe Programin e Partneritetit për Paqe si rrugë drejt anëtarësimit në NATO”, ka vazhduar ministri Mehaj.

Tutje, Mehaj ka theksuar se ambasadori Guérot ka shprehur gatishmërinë e tij për të adresuar këto çështje te autoritetet përgjegjëse franceze.

Mes të tjerash, ai ka shtuar se ambasadori Guérot ka konfirmuar se Franca e mbështet Kosovën në perspektivën zhvillimore dhe është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë, duke vlerësuar edhe rolin e madh të Kosovës në këtë aspekt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika