Mehaj: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është në nivelet më të larta ndërministrore dhe ndërushtarake

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka thënë se fakti që Shqipëria është pjesë e NATO-s përbën nder dhe krenari, aq sa edhe krah të fortë në rrugëtimin e Kosovës në proceset integruese në organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë

Armend Mehaj





“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përmbushin me dinjitet misionin e tyre si shtet anëtar i NATO-s, në betejën e vazhdueshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit anembanë Botës. Dhe për ne, fakti që Shqipëria është pjesë e NATO-s përbën nder dhe krenari, po aq sa edhe krah të fortë në rrugëtimin e Republikës së Kosovës në proceset integruese në organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë”.

Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, në përvjetorin e 110-të, të krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai ka theksuar se pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, vendimi për themelimin e Ministrisë së Luftës dhe Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, më 4 dhjetor 1912, është dhe mbetet një ndër datat dhe ngjarjet më të mëdha historike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të saj.

“Për 110 vjet , Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, rrugëtuan me sfidat që shoqëruan realitetin kompleks historik dhe gjeopolitik të rajonit, kontinentit dhe Botës mbarë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka potencuar se bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë është në nivelet më të larta ndërministrore dhe ndërushtarake.

“E ardhmja e forcave e tona qoftë në procesin e integrimeve euroatlantike , qoftë në zhvillimin e avancimin e aftësive e kapaciteteve ushtarake, është natyrshëm i përcaktuar nga niveli i koordinimit dhe sinkronizimit të objektivave tanë”.

I pari i këtij dikasteri ka theksuar se sukseset e Shqipërisë janë edhe suksese të Kosovës, të cilat duhet të forcohen edhe më tej përkrah SHBA-ve si aleati më i madh.

“Sukseset tuaja si gjithmonë janë edhe suksese tona, prandaj sukseset e përbashkëta do të forcohen edhe më shumë në misione të përbashkëta , përkrah aleatit tonë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë”.

“Urime Dita e Forcave të Armatosura me kujtimin dhe nderimin për të gjithë bijtë e bijat e kombit tonë që derdhën mund, gjak e djersë për të mundësuar krijimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar këto 110 vite pavarësi”.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika