Mehaj: Bashkëpunimi me Kroacinë, interes i përbashkët rajonal dhe më gjerë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic. Nga ky takim ministri Mehaj ka thënë se bashkëpunimi i ngushtë me Kroacinë në fushën e mbrojtjes është në interes të përbashkët rajonal dhe më gjerë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic

Të hënën e pesë dhjetorit, ministri Mehaj ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se bashkëpunimi i ngushtë me Kroacinë në fushën e mbrojtjes është në interes të përbashkët rajonal dhe më gjerë.

“Me këtë rast, ambasadorja Barisic më ritheksoi se Kroacia si një vend mik i Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentët e tyre në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre”, ka shkruar Mehaj.

Tutje Mehaj ka theksuar se ambasadores Barisic i ka shprehur mirënjohjen e thellë për Republikën e Kroacisë, për përkrahjen e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Mes tjerash Mehaj ka potencuar se ka vlerësuar mbështetjen e Kroacisë  në fushën e arsimimit dhe stërvitjeve të ofruar në vazhdimësi, si dhe për përvojën e forcave kroate në fushën e misioneve paqeruajtëse, industrinë e mbrojtjes dhe fushave tjera specifike.

Mehaj ka shtuar se në takimin me ambasadoren Barisic janë pajtuar që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes për ofrimin e kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika