Mehaj: Duhet të fokusohemi në gjërat që na bashkojnë dhe t’i zvogëlojmë ato që na ndajnë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se "jemi pjesë e familjes evropiane dhe si të tillë kemi më shumë të përbashkëta sesa dallime", duke shtuar se "kontributi i të gjithëve është i domosdoshëm për të garantuar paqen në rajon dhe botë"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka diskutuar rreth sigurisë rajonale dhe globale me studentë të Programit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim.

“Me studentët e mbi 15 vendeve të ndryshme të cilët ndodhen në vizitë studimore në Kosovë, diskutuam lidhur me situatën e sigurisë në vend, rajon dhe botë. Kënvdeshtrime, mendime dhe perspektiva të ndryshme të tyre lidhur me ngjarjet e fundit dhe të ardhmen tonë të përbashkët, duke kontribuar në krijimin e ambientit të qetë, të sigurt dhe paqesor”, ka thënë ministri Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në diskutim me studentë të Programit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim, rreth sigurisë rajonale dhe globale

Ministri Mehaj ka theksuar se Republika e Kosovës respekton dhe garanton liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Ne jemi pjesë e familjes evropiane dhe si të tillë kemi më shumë të përbashkëta sesa dallime. Duhet të fokusohemi në gjërat që na bashkojnë dhe të zvogëlojmë ata që na ndajnë”, ka potencuar Mehaj.

Sipas ministrit Mehaj, “kontributi i të gjithëve është i domosdoshëm për të garantuar paqen në rajon dhe botë”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika