​Mehaj: Ekipet e FSK-së po vazhdojnë kërkim-shpëtimin në Turqi, deri më tani kanë shpëtuar katër persona

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në takim me stafin e lartë të këtij dikasteri ka njoftuar  zyrtarët civilë, këshilltarët bilateralë dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi se tani për tani FSK-ja po operon me kontigjentin e specializuar në provincën Hatay që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

“Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka uruar që të ketë të tjerë të mbijetuar teksa pjesëtarët e FSK-së vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre.

Ndryshe, tërmeti që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën e gjashtë shkurtit deri më tani ka lënë të vdekur mbi 37 mijë dhe pritet që ky numër të rritet.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika