Mehaj falënderon ushtarët për “punën e shkëlqyer dhe të palodhur që nga dita e parë e vërshimeve”

“Falënderim për ushtarët tanë, të cilët kanë bërë punë të shkëlqyer dhe të palodhur që nga dita e parë e vërshimeve”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas vizitës në komunën e Skenderajt dhe të Mitrovicës

Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin Elbert Krasniqi, të dielën e 22 janarit, kanë vizituar komunën e Skenderajt dhe të Mitrovicës.

Mehaj, pas kësaj vizite, ka theksuar se mbështetja e FSK-së po vazhdon edhe të dielën, duke shpërndarë ushqim dhe pajisje higjienike për qytetarët.

“Sot, bashkë me kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin, Elbert Krasniqi, vizituam zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajt, ku u pritëm nga kryetari, Fadil Nura dhe komunën e Mitrovicës, kryetari, Bedri Hamza. Mbështetja nga FSK-ja sot është duke vazhduar me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore dhe higjenike për qytetarët”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkaq, ai ka drejtuar një falënderim për ushtarët e tri regjimenteve që udhëhiqen nga toger Ilirjanë Bunjaku, të cilët sipas tij, kanë qenë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve që nga dita e parë e vërshimeve.

“Falënderim për ushtarët tanë të tri regjimenteve të udhëhequr nga Toger, Ilirjanë Bunjaku, të cilët kanë bërë punë të shkëlqyer dhe të palodhur që nga dita e parë e vërshimeve”, ka vijuar Mehaj.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika